Holanda strikte por konstruktive, nxit Shqipërinë të plotësojë kushtet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare
Në datën 6 tetor, Komisioni Europian publikoi paketën e zgjerimit, pjesë e së cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020. Ndërkohë më 3 tetor, qeveria holandeze dërgoi në Parlament vlerësimin e saj për këtë paketë zgjerimi.
Po të njëjtën ditë, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kanë zhvilluar një takim online, ku Shqipëria u komplimentua për progresin e bërë me reformat, pavarësisht rrethanave të vështira.
Sikurse citohet edhe në letrën dërguar Parlamentit, qeveria holandeze njeh se Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim në të gjitha fushat kryesore.
Njëkohësisht, qeveria nënvizon se është e rëndësishme krijimi Gjykatës Kushtetuese funksionale, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Holanda mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të mbështetur Shqipërinë në reformat e vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor.
Një herë që të gjitha kushtet e vendosura në mars 2020 sipas konkluzioneve të Këshillit Europian të jenë përmbushur, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
Të martën ka pasur një debat në parlamentin holandez në përgatitje të takimit të Këshillit Europian të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet në datën 10 nëntor. Pjesë e këtij debati u fokusua në përgjithësi për paketën e zgjerimit, përfshi edhe Shqipërinë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta