Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda franceze

1 Mars 2023 | 12:42

Futbollisti francez, Just Fontaine, mbajtësi rekordmen për më shumë gola të shënuar në një Botëror të vetëm, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Sulmuesi legjendar shënoi 13 herë në vetëm gjashtë ndeshje në Kupën e Botës 1958, ndërsa Franca arriti ta përfundonte turneun në vendin e tretë.

Rekordi i Fontaine u thye më pas nga futbollistët Miroslav Klose me 16 gola; Ronaldo 15 dhe Gerd Muller 14.

Ai shënoi rekorde për gjelat, përpara se karriera e tij të ndërpritej nga lëndimi. Gjatë 21 paraqitjeve midis 1953 dhe 1960, Fontaine arriti të shënonte 30 gola.

Gjatë karrierës së tij për klube, Fontaine luajti për USM Casablanca, Nice dhe Stade Reims. Ai fitoi katër herë divizionin e parë francez, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës me Reims.

Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 1962, në moshën 28 ​​vjeç, ai vazhdoi të kishte një karrierë në menaxhim e ekipeve, duke mbajtur për pak kohë rolin e trajnerit të Francës në vitin 1967.

Më pas ai vijoi të merrte drejtimin e ekipeve të PSG dhe Toulouse përpara se të drejtonte ekipin kombëtar maroken.

Maroku nën drejtimin e tij mundi të siguronte vendin e tretë në Kupën e Kombeve Afrikane në vitin 1980.

Ai lindi në Marrakech në vitin 1933 ndërsa Maroku ishte ende pjesë e Perandorisë Franceze.0 Edhe pse kishte një nënë spanjolle, ai zgjodhi të përfaqësonte Francën gjatë karrierës së tij ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026