Vuçiç bisedë telefonike me Von der Leyen, e informon për dialogun me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka shkëmbyer mendime për situatën aktuale në rajon, reformat e nevojshme, si dhe ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Von der Leyen ka theksuar se e ardhmja e Serbisë është në BE dhe ka kërkuar që të ndërmerren hapa të mëtejshëm të rëndësishëm në këtë rrugë.
“Vuçiç e informoi presidenten Von der Leyen për ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj bisedimeve nën kujdesin e BE-së dhe gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi për normalizimin e marrëdhënieve, me kufizime të përcaktuara qartë, të gjitha me synimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në postimin e presidentit serb në rrjetet sociale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel.
Pas takimit, Kurti u shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje, por Vuçiç nuk e bëri. Ndërsa Vuçiç nënvizoi se nuk do të diskutohet për njohjen reciproke.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta