Trump apo Biden? Ervin Dine tregon presidentin që do të ishte i duhuri për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë
Në një intervistë për Euronews Albania, nënkryetari i shoqatës panshqiptare “Vatra”, Ervin Dine tregoi se pavarësisht se pritej që sipas sondazheve të ishte një fitore e madhe për Biden në disa nga vendet rezultati i deritanishëm është i pritshëm.
Pyetur se kush mendonte se do ta qeveriste më mirë Amerikën, Dine shprehu preferencën e tij personale për Trump.
Menaxhimi më i mirë i pandemisë është një pikë e forte referimi gjatë fushatës së Biden, gjë që për Dinen nuk qëndron.
“Për pandeminë, është një gjë që e mësojmë përditë, edhe sot e kësaj dite nuk i kemi të gjitha informatat e pandemisë, nuk mund të fajësosh presidentin apo cilindo është në qeveri,” – u shpreh Dine.
Ndërkaq që sa i përket lidhjes së shqiptarëve me Trump ose Biden, Ervin Dine tha se shqiptarët në Amerikë kanë krijuar një lidhje të forte me administratën Trump dhe se nuk besonte se Biden mund të bënte diçka më shumë.
“Ne si federatë që jemi duhet të mbajmë anën e mesme sepse kemi përgjegjësinë e të drejtave të shqiptarëve dhe përmirësimin e shqiptarëve kudo që ata janë kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e Bardhë, ne duhet të bashkëpunojmë,” – përfundoi Dine.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta