Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: Kreu i Wagner, kriminel lufte

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland
1 Mars 2023 | 22:27

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, tha gjatë një seance të Senatit amerikan se Departamenti i Drejtësisë po ndihmon Ukrainën të hetojë krimet e luftës që supozohet se janë kryer që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti, përfshirë edhe krimet e pretenduara të kryera nga grupi Wagner.

“Prigozhin, që udhëheq këtë grup, sipas mendimit tim është kriminel lufte”, tha ai para Senatit.

“Ndoshta kjo është një deklaratë e papërshtatshme që ta them unë, si gjyqtar pa poseduar të gjitha provat. Por, mendoj se në këtë pikë ne kemi më shumë prova të mjaftueshme që unë të ndihem kështu. Ai grup, që është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, përfshirë edhe sjelljen e të burgosurve nga kapet e burgjeve ruse. Thjesht, është e pakuptueshme ajo që ata po bëjnë”, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka deklaruar se Kievi po heton Prigozhinin për krime të luftës dhe Garland tha se Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë Ukrainën në këto hetime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026