Zgjedhjet në SHBA, Julian Zyla: Trump i stepur, i druhet humbjes
Eksperti i komunikimit, Julian Zyla foli në Euronews Albania rreth situatës pas zgjedhjeve në Amerikë dhe atë çfarë pritet të ndodhë.
Zyla ishte i mendimit që Trump në deklaratën e fundit nuk ishte aq entuziast sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Sipas ekspertit të komunikimit deklaratat e presidentëve ndryshojnë sepse ndryshe nga Biden që pavarësisht vetëpërmbajtjes ka thënë se kanë besim te fitorja, Trump ka tërhequr vëmendjen për vjedhjen e supozuar nga ana e tij të votave.
Mënyra si Trump po shprehet mund të jetë një parapritë dhe një projeksion i asaj që ndoshta mund të ndodhë, pra një humbje e presidentit Trump.
Sa i përket shteteve vendimtare Julian Zyla tha se është domosdoshmëri që Biden të fitojë Pensilvaninë tani që Trump fitoi Floridën.
Sipas tij qetësia që Biden rrezaton gjatë daljeve të tij është pikërisht prej informacioneve që ata kanë sa i takon Pensilvanisë.
“Me votat e numëruara deri tani nëse shikohen të dhënat zyrtare, Donald Trump është në avantazh në Pensilvani për votat që janë numëruar por asnjë nga republikanët nuk është entuziast sepse ende nuk janë numëruar votat e Filadelfias dhe votat e qendrave të tjera të mëdha,” – tha Zyla.
Sa i përket një fitoreje të dytë nga Trump, eksperti Zyla tha se mund të ndodhte për shkak të sistemit zgjedhor që nuk fiton mbështetja popullore ama fiton kandidati që ka më shumë vota elektorale.
Së dyti Zyla e cilësoi Trump si një “ortek” politik dhe mediatik i cili jo vetëm është protagonist i fushatës së vet por edhe protagonist i fushatës së kundërshtarit dhe një fitore tjetër mund të vinte sepse njerëzit nuk janë indiferent ndaj figurës së tij.
Sipas tij fitorja e parë e Donald Trump erdhi sepse nuk ndodhi pjesëmarrja e duhur e votuesve ndërkohë që shprehu bindjen e tij se pjesëmarrja masive e këtyre zgjedhjeve po ndodh vetëm në shenjë rebelimi sepse populli amerikan nuk do që të përsëritet historia.
“Nuk diskutohet që cilido qoftë presidenti i Shteteve të Bashkuara mbështetja e tyre ndaj shqiptarëve nuk ka munguar asnjëherë,” – përfundoi Zyla.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta