Zgjedhjet në SHBA, Agim Nesho: Fitorja e Biden rikthen politikën ”tradicionale” amerikane

4 Nëntor 2020 | 11:22

 “Legjitimitetin për presidentin e ri e jep procesi zgjedhor, jo deklaratat partizane të një kampi apo një kampi tjetër,” – kështu e nisi fjalën e tij Agim Nesho teksa theksoi se deklarata e Trump është një për shkak se ai po ndjen humbjen.

Ish ambasadori në OKB tha se kjo garë presidenciale nuk pritet të shkojë pa kontestime, gara do të jetë më e gjatë nga ç’parashikohet dhe rezultati do të jetë me një diferencë të vogël votash.

Një mandat i dytë për Trump do të ishte i nevojshëm njësoj si për çdo president në historinë e SHBA-së, ku në mandatin e parë mban premtimet e dhëna ndërsa në të dytin për të vërtetuar çfarë do të lërë Trump dhe presidenca e tij si trashëgimi politike për Amerikën.

Ndërkohë që zgjedhjen e Biden si president Nesho e ka konsideruar si një rikthim në normalitet.

“Me rikthimin e zv presidentit Biden do të kemi një rikthim të politikës “tradicionale” të Amerikës dhe rivendosjen e disa ekuilibrave që në presidencën e z. Trump janë prishur, sidomos me aleatët kryesorë, me Europën por edhe me shumë vende të tjera në botë,” – u shpreh Agim Nesho.

Sa i përket linjave të politikës së jashtme, konkretisht në raport me Ballkanin Perëndimor ish ambasadori në OKB konfirmoi edhe një herë se Biden është më i qartë se Trump.

“Vëmendja  një administrate të z. Biden do të rikthejë edhe vlerësimin e disa standarteve demokratike të domosdoshme që për dekada të tëra kanë qenë prezente në politikën amerikane,” – përfundoi Nesho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026