EULEX “rrethon” dy shtëpitë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi

4 Nëntor 2020 | 12:36

Dy shtëpitë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit janë rrethuar dhe kontrolluar nga forcat speciale të EULEXit dhe Policisë së Kosovës, që në orët e para të mëngjesit.

Me dhjetra trupa policore, të armatosur rëndë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar edhe lëvizjet e familjarëve. Këta të fundit, kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi nuk dinë se çfarë po ndodh.

Megjithatë, dyshimet e tyre bien mbi rolin dhe veprimtarinë që Krasniqi ka pasur në UÇK, gjatë periudhës së luftës.

Mbi operacionin që u zhvillua në Prishtinë, ku ndodhet njëra shtëpi dhe në fshatin Negrovac të komunës Drenas, ku ndodhet shtëpia tjetër, u shpreh edhe Gjykata Speciale, duke komentuar se ky kontroll në banesën e Jakup Krasniqit, është duke u kryer me urdhër të Prokurorit të Zyrës së Specializuar, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX.

Aktualisht Jakup Krasniqi, mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate. Më parë ai ka qenë i emëruar si ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës, si dhe ka drejtuar Kuvendin e Kosovës nga viti 2007 deri vitin 2014.

Gjatë periudhës së Luftës, Jakup Krasniqi, ka mbajtur poste të rëndësishme në UÇK, ku ka qenë edhe zëdhënës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026