Kapja e drogës në Mal të Zi, hetimet shtrihen edhe në Shqipëri
Ngarkesa prej 2.6 tonë marijuanë e kapur një ditë më parë në Mal të Zi në kamionin me targa shqiptare do të hetohet edhe në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se shkak janë bërë dyshimet se lënda narkotike e sekuestruar mund të jetë ngarkuar në territorin shqiptar.
Kanë qenë autoritetet malazeze që kanë ngritur dyshimet se një grup kriminal, aktiv në territorin e Shqipërisë, mund të fshihet pas sasisë së drogës që destinacion final kishte Gjermaninë.
Krahas arrestimit të shoferit të kamionit, Ervis Calliku ku u sekuestrua dhe ngarkesa me kanabis, policia ka nisur procedim edhe për një person tjetër, që dyshohet se ka lidhje me sasinë e drogës të bllokuar në rrethinat e Podgoricës.
Një ditë më parë, pas një hetimi disa mujor policia malazeze sekuestroi një sasi prej 2.6 tonë marijuanë e fshehur brenda kamionit që drejtohej nga Ervis Calliku tashmë i arrestuar. Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur brenda një ngarkese me fruta perime.
Kamioni ishte ngarkuar ne shtetin grek dhe kishte hyrë në Shqipëri transit përmes pikës kufitare të Kapshticës. Më pas përmes Hanit të Hotit ishte futur në Mal të Zi ku u bë i mundur edhe sekuestrimi tonelatave me marijuanë.
Lexoni gjithashtu:
Kapet kamioni me dy tonë kanabis në Podgoricë, kishte kaluar transit në Shqipëri nga Hani i Hotit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta