Gara e “zhurmshme” Biden-Trump, Lisen Bashkurti: Janë ndeshur dy filozofi të ndryshme

4 Nëntor 2020 | 18:43

Prej ditës së djeshme, vëmendja kryesore e mediave ndërkombëtare është fokusuar në betejën në ecurinë e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump janë duke pritur të marrin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në katër vitet e ardhshme.

Dekani i Universitetit “Epoka”, Lisen Bashkurti, në studion e Euronews Albania tha se fushata Biden-Trump ka qenë një përballje tredimensionale duke vënë përballë qasje të ndryshme. Ai tha se beteja elektorale nuk ka pasur alternativë, por ka qenë e fokusuar kryesisht tek e kaluara.

“Treguesit për Biden kanë qenë shumë më të larta para zgjedhjeve, por këto janë elementë që varen nga shumë faktorë. Në përgjithësi është pritur një garë e fortë kokë më kokë, sepse ka qenë një ndeshje tredimensionale. Është ndeshur një profili atipik, që është Trump, me një figurë tipike të liderishipit amerikan si Joe Biden. Janë ndeshur dy filozofi të ndryshme, një filozofi konservatore e mbylljes së Amerikës dhe injorimit të zhvillimit ndërkombëtar, me filozofinë e hapjes, që është filozofia e demokratëve. Nuk kanë qenë platforma alternative dhe të dyja kanë qenë me shikim mbrapa”, tha ai.

Duke folur për “kontestimet” e bëra nga presidentit Trump mbi procesin e numërimit të votave me postë, z. Bashkurti tha se kandidati republikan me këtë strategji synon të ndikojë në pjesën emotive të elektoratit të tij. Ai ndërkohë komentoi edhe përballje mediatike të dy kandidatëve, ndërsa shprehu kritika për performancën e tyre, që për Bashkurtin, nuk iu përmbajt aspak kuadrit etik dhe profesional.

“Ballafaqimi i parë mediatik ka qenë katastrofale dhe pa etikë, në të dytin pati një kujdesje. Trump e ka dëshmuar së është politikan kontrovers, inkoherent, por që di të testojë natyrën emotive të elektoratit”, tha ai.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021