Von der Leyen vizitë në Uashington më 10 mars 

3 Mars 2023 | 14:39

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Uashington më 10 mars për një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë ajo do të diskutojë energjinë, zinxhirët e furnizimit, Kinën dhe reduktimin e varësisë së BE-së nga karburantet fosile ruse me presidentin amerikan Joe Biden.

“Ata do të diskutojnë gjithashtu koordinimin SHBA-BE në luftën kundër ndryshimeve klimatike përmes investimeve në teknologjinë e pastër bazuar në zinxhirët e sigurt të furnizimit”, thuhet në deklaratë.

Akti i Biden për reduktimin e inflacionit prej 430 miliardë dollarësh ofron 369 miliardë dollarë subvencione për kompanitë e gjelbra që prodhojnë në SHBA dhe synon të adresojë krizën klimatike dhe të promovojë energjinë e rinovueshme.

Megjithatë, ekziston shqetësimi në Evropë se projektligji, i konsideruar si paketa më e madhe e masave klimatike në historinë amerikane, mund të dëmtojë kompanitë dhe ekonomitë evropiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026