‘Është për të ardhur keq’ – zgjedhjet në SHBA i kujtojnë ish-ambasadorit Arvizu Shqipërinë
Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, z. Aleksandër Arvizu komentoi për Euronews Albania situatën zgjedhore në SHBA, ku tha se pritej që rezultati të ishte i qartë pas disa ditësh.
Sipas diplomatit, duke marrë parasysh votat në favor të Biden, kandidati demokrat ka një rrugë të qartë drejt fitores, ndonëse tha se do të jetë një fitore e ngushtë.
“Qartazi vendi është shumë i përçarë dhe rezultati nuk do të jetë ideal. Amerika do të jetë një vend shumë i përçarë pas këtyre zgjedhjeve,” deklaroi z. Arvizu.
Gazetarja Tare e pyeti gjithashtu ambasadorin Arvizu nëse i kujtonte situata atje zgjedhjet në Shqipëri.
“Për fat të keq po. E kam menduar kohën në Shqipëri dhe si shqiptarët kanë ulje-ngritje gjatë zgjedhjeve. Kemi pasur zgjedhje të afërta në SHBA më parë dhe kjo nuk është e pazakontë, si për shembull viti 2000, por mendoj për shkak të Trump dhe disa mbështetësve të tij, retorika, sulmi ndaj medias kjo shton ankthin dhe krijon më shumë tension. Është për të ardhur keq, por kemi ende një sistem shumë profesional të numërimit të votave, ndaj mendoj në fund kjo do të ndihmojë SHBA. Por në Shqipëri, për fat të keq institucionet mund t’i dorëzohen presionit pak më shumë. Në SHBA nuk kemi institucione perfekte, por tradita është më e gjatë këtu,” deklaroi z. Arvizu.
Vala masive e mbështetësve të Trump që morën pjesë në zgjedhje ishte gjithashtu një nga pikat ku u ndal gjatë intervistës së tij me gazetaren Ilva Tare ambasadori.
“Shoh veten dhe mbase jam pjesë e problemit. Jetoj në Uashington, shumica e miqve dhe kolegëve të mi janë profesionistë, të mirëarsimuar, me të ardhura të mira, kanë një pikëpamje pozitive për botën, ndryshimet klimatike, kur flas me ta pyesim veten sa natyrshëm na vjen ky mendim, por të gjithë kemi familjarë dhe miq që mendojnë ndryshe. Unë jam nga Kolorado, jam në kontakt me disa persona atje dhe disa mendojnë si unë, të tjerë janë mbështetës të Trump 100%. Është pak e vështirë për ne të kemi një dialog të sinqertë si amerikanë dhe ky është një problem i madh,” deklaroi z. Arvizu.
Lexoni gjithashtu
- Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
- Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
- Presidenti amerikan Donald Trump: Do ta shpall fitoren vetëm kur të kem fituar
- Një Amerikë e përçarë, qytetarët e SHBA mes dy dilemash
- Dritan Nesho: Skenari si zgjidhet presidenti i SHBA nëse zgjedhjet nuk prodhojnë një fitues
- Pse metropolet votojnë Biden dhe jo Trump? Lisen Bashkurti tregon “sekretin” e kësaj sjelljeje
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta