Pretendimet për “manipulime” votash në SHBA, Keida Kostreci: Palët vazhdojnë me tonin e fushatës

4 Nëntor 2020 | 20:00

Pas votimeve të djeshme, qytetarët amerikanë janë ende në pritje të presidentit të ri të SHBA-së. Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Keida Kostreci thotë se kandidati demokrat, Joe Biden është në epërsi kundrejt rivalit republikan, Donald Trump.

Pavarësisht kësaj, gazetarja Kostreci i tha Euronews Albania se në shtetet kryesore, diferenca në vota mes kandidatëve ka qenë shumë e ngushtë.

“Deri në këtë moment tregon se Biden është në epërsi, megjithëse në diferencë të vogël, ndërkohë votat vijojnë të numërohen. Pritej që mos të ishte kaq i ashpër duke iu referuar sondazheve. Diferenca e dy kandidatëve në shtetet e fushëbetejave ka qenë shumë e ngushtë”, tha ajo.

E pyetur për tonet që po përdoren nga kandidatët, znj. Kostreci shtoi se palët nuk kanë ndryshuar kurs në këtë pikë, por vijojnë t’u qëndrojnë besnike skemave ashtu siç kanë bërë gjatë fushatës elektorale. 

“Padyshim siç ka qenë toni gjatë fushatës ashtu ka qenë edhe toni paszgjedhor, ndërkohë Trump tha se këtu bëhet fjalë për manipulim”, tha ajo.

Duke parë klimën e krijuar, dhe pretendimeve të ngritura nga Trump për manipulime votash, gazetarja Kostreci tha se këto zhvillime të reja e bëjnë të paqartë faktin se kur mund të ketë një rezultat final.

“Në këto moment të gjithë ata që parashikojnë janë kujdesur të paketën të mos dështojnë në këtë pikë, por ka në thënë se kini durim për rezultatet se nuk dihet se kur do të dalin”, shtoi ajo.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021