Adrian Shtuni: Numërimi i votave do të vijojë minimalisht deri të premten

4 Nëntor 2020 | 20:02

Adrian Shtuni, ekspert sigurie thotë se nuk pritej ky rezultat i ngushtë dhe se sondazhet kanë gabuar sërish. Lidhur me vonesat në shpalljen e fituesit, z. Shtuni tha se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën por edhe faktori COVID ka ndikuar pasi kanë qenë të shumta votat me postë.

“Nuk shikoj që ka në anormalitet po të shikojmë traditën. Është e preferuar që të ketë një fitues, por gjithsesi në një farë mënyrë duhet të kuptojë se kjo nuk është absolute. Ka pasur vazhdim të numërimit të votave për një kohë të gjatë edhe në kohët e kaluara. Nuk është diçka anormale që të shikojmë vijim të numërimit të votave po të shikojmë dhe kontekstin e realiteti pasi votimi me postë kërkon kohë”, tha eksporti i sigurisë.

Për pjesëmarrjen e lartë, z. Shtuni thotë se kjo ka ardhur për shkak të debatit të ashpër mes dy rivalëve dhe kjo gjë ka galvanizuar mbështetësin e dy kampeve.

“Njerëzit e përjetojnë këtë momenti si vendimtar dhe kjo është e ndërlidhur me situatën e keqe për COVID dhe ekonomike”, tha ai.

Pyetur se kur mund të kemi një rezultat zyrtar, Adrian Shtuni tha se procesi me siguri mund të shkojë në debat ligjor, por nga ana tjetër në varësi të votës procesi mund të mbyllet dhe më shpejt në favor të Biden.

“Deri të premten minimalisht Pensilvania do të vazhdojë të numërojë votat pasi është e përcaktuar me ligj se votat me postë kanë tre ditë kohë për të mbërritur në qendrat e numërimit. Sot mund të kemi një rezultat për Michiganin. Duke parë se sa ngushtë janë kandidatë kam për shtypjen se do të ketë debat ligjor për të rikalkuluar votat dhe që do ta vonojë kthimin në normalitet”, përfundoi ai.

 

Lexoni gjihashtu:

Pretendimet për “manipulime” votash në SHBA, Keida Kostreci: Palët vazhdojnë me tonin e fushatës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021