Gjermania i kërkon Zvicrës tanke Leopard 2

3 Mars 2023 | 18:13

Gjermania i ka kërkuar Zvicrës që t’i shesë disa nga tanket e saj Leopard II, një marrëveshje që mund të lejojë Berlinin të rrisë ndihmën e tij ushtarake për Ukrainën.

Gjermania dëshiron që Zvicra t’i shesë disa nga tanket te prodhuesi Rheinmetall, gjë që do t’i lejonte kompanisë të plotësonte boshllëqet në armatimin e anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkruan gazeta avicerane, Blick.

Disa shtete, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Portugalinë, Finlandën dhe Suedinë kanë dërguar tanke Leopard për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër sulmit rus, duke krijuar boshllëqe në arsenalet e tyre.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck informuan ministren zvicerane të Mbrojtjes, Viola Amherd për projektin në një letër të datës 23 shkurt.

Ata i kërkuan homologes së tyre zvicerane të binte dakord për shitjen, duke e garantuar se tanket nuk do të dërgohen në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026