Gazetarja shqiptare në Boston: Dy faktorët që përcaktuan votën e amerikanëve
Gazetarja shqiptare në Boston, Entela Sula Prifti thotë se nuk pret që fituesi i zgjedhjeve të shpallet para ditës së premte kjo për shkak të disa specifikave që ekzistojnë në disa shtete.
“Jam skeptike dhe ndoshta një emër përfundimtar mund të jetë të premten. Kjo vjen pasi kanë specifika disa shtete që janë të pavendosura se cilit kandidat do ti japin vota e Kolegjit Elektoral”, tha ajo.
Gazetarja thotë se, ka pak shanse që presidenti aktual të përmbysë rezultatin. Sipas saj kanë qenë dy faktorë që kanë përcaktuar votën e amerikanëve; aspekti financiar dhe menaxhimi i pandemisë.
“Numrat janë duke folur gjatë gjithë ditës dhe Biden është disa pikë përpara presidentit aktual Trump, por janë disa shtete që mund t’i përmbysin këto numra”, deklaroi znj. Sula-Prifti.
Sipas saj, Trump e kishte paralajmëruar edhe para rezultati se mund ta kontestonte rezultatin dhe kjo pasi e ka nuhatur humbjen, por sipas gazetares ky nuk do të jetë rast i paprecedentë.
“Trump është një njëri që di të nuhasë dhe e ka parashikuar që do të humbasë dhe për këtë arsye po luan të gjitha gurët. Ky nuk është një rast i paprecedent, ka pasur edhe raste të tilla por nuk kanë qenë në kohë ne Amerikës moderne. Ekziston ligji kur ka kontestime dhe të dy kandidatët mund të përfundojnë në gjykatë dhe verdikti i gjykatës shpall fituesin e ardhshëm”, përfundoi znj. Sula-Prifti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta