“Më ndihmoi një fëmijë për ta nxjerrë”, flet i dashuri i viktimës shqiptare në Greqi
Ifigjenia Micka, ishte një nga viktimat e aksidentit tragjik në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash.
23-vjeçarja shqiptare po udhëtonte me të dashurin e saj, i cili i shpëtoi plagëve të marra. Ai tregoi për mediat greke se e kishte pasur të vështirë të nxirrte trupin e partneres së tij nga vagoni i cili po digjej.
Për këtë e kishte ndihmuar një fëmijë, siç tregoi ai.
“Nga përplasja u thyen xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një fëmijë, e zbritëm dhe e çuam në pikën e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në ulëse, sepse ishte në gjendje kritike dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej,” – u shpreh i riu.
Pak çaste para ngjarjes tragjike, kishte folur me motrën, të cilës i kishte treguar se ishte kënaqur në udhëtim dhe dukej shumë e lumtur. Po ashtu kishte kontraktuar nënën për t’i thënë që do të flinte dhe të mos bëhej merak se babai i partnerit do t’i dilte para për t’i çuar në shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta