Gjykata Speciale, avokati Aranit Koci: Akuza janë të sajuara në Serbi

5 Nëntor 2020 | 19:04

Komplet kjo gjykatë është krijuar mbi pretendimet e raportit të Dik Martit, thotë avokati Aranit Koci. Ai thotë se në fund të procesit, nuk pret që të gjithë të akuzuarit të dalin të pafajshëm, por thekson se deri tani janë vetëm pretendimet e prokurorisë.

“Janë pretendime të prokurorisë nuk do të thotë prokuroria ka të drejtë. Të akuzuarit mbi prezumimin e drejtësisë dhe deri tani janë të pafajshëm. Akuza janë të sajuara në Serbi. Mbetet një rrugë e gjatë politike. Të gjithë të akuzuarit kanë një rrugë serioze që nuk do të zgjasë pak kohë.

Z. Thaçi e di se cilat akuza rëndon mbi të pasi kur edhe të marrë në pyetje nuk ka vendosur që të mbrohet në heshtje. Vetëm kur mbrohesh në heshtje nuk njihesh me akuzën. Në mënyrë eksplicite ka deklaruar se asnjë pyetje nuk i është bërë për “Shtëpinë e Verdhë””, u shpreh avokati Koci.

Më tej ai shtoi se, ndaj shqiptarëve nuk janë mundur të gjendjen prova pas përfundimit të luftës dhe jo më tani kur kanë kaluar më shumë se dy dekada nga çlirimi i Kosovës.

“Në atë kohë kur kanë qenë dëshmitë të freskëta dhe nuk kanë mundur që të gjenden prova nuk mund të presim që provat të gjenden pas 21 vitesh. Raporti i Dik Martit e ka dëmtuar shumë Kosovën por duhet hequr kjo mjegull. Nuk pres që të gjithë të dalin të pafajshëm. Problemi është se në një vend janë vrarë 13 mijë shqiptarë hetohet dhe dënohet vetëm një palë”, përfundoi Koci.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021