Brazili nis hetimet për bizhuteritë me vlerë 3.2 mln dollarë dhuratë për Bolsonaro 

7 Mars 2023 | 07:06

Ministri i Drejtësisë i Brazilit, Flavio Dino urdhëroi sot policinë të hetojë mosdeklarimin e bizhuterive, një dhuratë nga Arabia Saudite me vlerë 3.2 milionë dollarë, të cilën e mori ish-presidenti Jair Bolsonaro, raportoi Reuters.

Bolsonaro dhe gruaja e tij Michelle morën një gjerdan, unazë, orë dhe vathë diamanti nga qeveria saudite, të cilat u sekuestruan nga dogana në aeroportin e Sao Paulos në tetor 2021.

Bizhuteritë luksoze, të prodhuara nga zvicerani “Chopar”, u gjetën në çantën e një ndihmësi të qeverisë që po shkonte në Riad me ministrin e atëhershëm të Energjisë, Bento Albuquerque.

Bolsonaro, i cili u largua nga Brazili për në SHBA në dhjetor, ka mohuar çdo keqbërje, por presidenti i ri Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje për një hetim, ndërsa një ministër në qeverinë e re e ka quajtur rastin “kontrabandë”.

Brazilianët lejohen të sjellin mallra dhe dhurata me vlerë deri në 1000 dollarë amerikanë dhe nëse vlera është më e madhe, duhet të paguajnë taksa të rënda.

Kritikët e Bolsonaros thonë se dhuratat për presidentin i përkasin shtetit dhe duhet të shkojnë në koleksionin presidencial.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026