Bërnabiç: Uashingtoni, Brukseli dhe Prishtina nuk mund ta refuzojnë Asociacionin
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte vizionar kur 10 vjet më parë kërkoi që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bërnabiç u shpreh se Asociacionin nuk mund ta refuzojnë sot as SHBA-ja e as Brukseli, por as Prishtina dhe pa këtë nuk ka zbatim të marrëveshjes.
“Janë aftësitë politike të Aleksandër Vuçiçit, 10 vjet më vonë shtizat po thyhen rreth Asociacionit që Vuçiç e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi ajo.
Bërnabiç vlerësoi se kohët janë të vështira dhe sfiduese jo vetëm në aspektin e Kosovës, por edhe sepse Serbia është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta