Ish-ambasadori: Thaçi dhe të tjerët të provojnë pafajësinë për krimet pas luftës, familjarët e viktimave presin drejtësi
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka tha për Euronews Albania se aktakuzat e Gjykatës Speciale nuk ishin të papritura në një kohë që vetë kuvendi i Kosovës e ka ngritur këtë gjykatë, qëllimi i të cilës siç tha nuk është të shpërndajë dekorata, por të arrestojë, gjykojë dhe dënojë.
Sipas tij, në këtë rast nuk vlen teza Serbia është agresori dhe Kosova është viktima, pasi secili nga personat e akuzuar nga Gjykata Speciale nuk shkon para saj si zyrtar i shtetit të Kosovës, por si individ dhe si të tillë duhet të përgjigjen përpara kësaj gjykate, për të mbrojtur vete dhe për të provuar pafajësinë për krimet për të cilat akuzohen.
Z. Lauka tha se me gjithë ndjeshmërinë e kësaj çështjeje dhe goditjen që merr Kosova në rrafshin ndërkombëtar, duhet të sqarohet një herë e mirë çështja e krimeve pas përfundimit të luftës në Kosovë pasi ‘ka njerëz të afërm të viktimave të luftës politike që kërkojnë drejtësi’.
“Kemi një gjykatë të ngritur nga Kosova, të mbështetur nga SHBA dhe Brukseli. Ka disa teza këtu, për fat të keq, që të mbledhin firma për ta shfuqizuar këtë gjykatë. Unë mendoj që duhet ta kemi të qartë që kjo gjykatë po akuzon individë dhe do dënojë individë.
Përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës do ndëshkojnë vetë Kosovën. Realiteti është i tillë që për fat të keq pozitat e Kosovës tani janë të dobësuara. Ka thënë diku Kadare: autoritetet e Kosovës, shteti, presidentët, kryeministrat në vend të merreshin me dëshmimin e krimeve serbe u morën me diçka tjetër; rendja pas tre babëzive, pas parasë, pushtetit, lavdisë.
Në këtë kohë Serbia dhe Rusia përgatisnin dosjet, duke nisur që nga ’99, kurse tanët me vendimin e gjykatës së drejtësisë për shpalljen e pavarësisë fjetën mbiu dafina”, u shpreh ish-ambasadori Lauka.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq