EULEX bastis shtëpinë e Thaçit, Veselit dhe Selimit, priten arrestime të tjera

6 Nëntor 2020 | 08:20

Pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë pas transferimit të tij në Hagë.

Korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë, Jeton Musliu bëri me dije se përveçse EULEX ka nisur të bastisë shtëpinë e ish-presidentit, tashmë është duke bastisur edhe shtëpinë e Kadri Veselit dhe zyrat e PDK.

“Në gjithë këtë situatë policia e Kosovës është vetëm një spektatore se gjithçka kryhet nga policia e EULEX”, tha korrespondenti i Euronews Albania.

Sipas tij, gjatë ditës së sotme bazuar në njoftimin e dhomave të specializuara pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

“Janë përmendur edhe disa emra që potencialisht mund të jenë të akuzuar, sepse në aktakuzën ku ngarkohet Thaçi dhe të tjerët për krime kundër njerëzimit, kryesisht në disa fshatra të Kosovës dhe Shqipërisë, përmenden edhe disa emra si Fatmir Limaj dhe një mori emrash”, bëri me dije korrespondenti i Euronews Albania.

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, përmes një avioni ushtarak, u nisën dje drejt Hagës për t’u përballur me akuzat e ngritura.

Paraditen e djeshme z. Thaçi dha dorëheqjen “live” para mediave, ndërsa theksoi se i është konfirmuar aktakuza e Zyrës së Prokurorit Special.

“Siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para Gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, – tha Thaçi në deklaratën e tij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026