Mbi 100 masakra në 2023-shin, dhuna e armëve kalon çdo limit në SHBA

7 Mars 2023 | 13:50

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar numrin e 100 të shtënave në masë që nga fillimi i vitit 2023, një kuotë kjo që tregon koston e rëndë të mosveprimit të Uashingtonit ndaj fenomenit dhe dështimin e ligjeve shtetërore në mbarë vendin.

Amerika e regjistroi numrin e zymtë prej 102 masakrash në javën e parë të marsit, sipas të dhënave të Arkivit për Dhunën e Armëve, që përcakton si masakër ngjarjet ku janë vrarë të paktën 4 persona, pa përfshirë agresorin.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara regjistruan 100 masakra deri më 19 mars, thuajse dy javë nga data e këtij viti. Në vitin paraardhës, 2021, kuota u regjistrua nga fundi i marsit, ndërsa nga 2018-a në 2020-n nuk ka pasur 100 masakra të paktën deri në muajin maj.

“Amerikanët janë të lodhur nga frika se ata ose familjet e tyre mund të bien pre e një masakre. Edhe fëmijët tanë janë të lodhur nga tragjeditë në shkolla”, deklaroi Kris Brown, president i organizatës “Bashkë kundër dhunës së armëve”.

Brown u bëri thirrje liderëve politikë në Shtetet e Bashkuara që të veprojnë, në mënyrë që kjo “tragjedi unike amerikane” të marrë fund.

Pas miratimit vitin e kaluar të ligjit dypartiak për sigurinë e armëve, ka pasur pak veprim në Kongresin e përçarë për përforcimin e legjislacionit, pavarësisht se të shtënat në masë janë shtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026