Avokati Palushi sqaron për Euronews Albania ç’do të ndodhë me ish-ushtarët e UÇK-së të akuzuar nga Specialja

6 Nëntor 2020 | 11:40

Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Kushtrim Palushi dha më shumë detaje rreth situatës së Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Për avokatin fakti që bastisjet ndodhin pas dërgimit të personave në Hagë dhe pas konfirmimit të aktakuzës, është i çuditshëm.

“Megjithatë në bazë të rregullave të procedurës dhe provave pranë Dhomave të Specializuara nuk ka një kufizim se kur duhet të kryhet një bastisje,” – theksoi avokati.

Kushtrim Palushi tregoi se pas arrestimit të tre ish-luftëtarët e UÇK-së, brenda 48 orësh duhet të paraqiten pranë Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në atë që njihet si paraqitja “fillestare”.

Në këtë seancë, siç sqaroi dhe avokati ndër të tjera do të pyeten edhe nëse deklarohen fajtor ose jo.

“Në rast se ata nuk deklarohen në lidhje me fajësinë kanë mundësinë që brenda një afati 30 ditor të mbahet dhe një seancë tjetër ku do të deklarojnë pasi të kuptojnë më mirë aktakuzën dhe të këshillohen me përfaqësuesit e tyre ligjor mbi pranimin ose jo të fajësisë,” – sqaroi avokati Palushi.

Kundërshtimi i aktakuzës dhe ankesat e ndryshme do të jenë procedurat e radhës nëse sërish ndodh që nuk pranohet fajësia në raport me aktakuzën.

Së fundmi Kushtrim Palushi sqaroi për Euronews Albania se afatet e qarta janë për paraqitjen e parë që do të bëhet brenda pak ditëve, më pas seanca e dytë brenda 30 ditëve dhe më pas pasojnë kundërshtimet për aktakuzat, proces që mund të zgjasë me vite dhe nuk ka një afat të përcaktuar.

 

Lexoni gjithashtu: 

Presidenti Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja

Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes

Ish-luftëtari i UÇK-së: Kosova nuk ka nxjerrë as 2% të krimeve të serbëve

Çfarë do të ndodhë me Thaçin? Avokati i Speciales shpjegon procedurën: 10 veprat penale janë të rënda

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026