Hetime për UÇK edhe në Shqipëri, ligji që i hapi rrugë EULEX-it të hetonte ish-udhëheqësit e luftës

6 Nëntor 2020 | 12:54

Saga e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të provuar pafajësinë duket se do të vijojë edhe për disa kohë nëpër dyert e gjykatave ndërkombëtare.

Akuzat për krime kundër njerëzimit nuk janë të reja ndaj ish-udhëheqësve. Në vitin 2011 Raporteri i Këshillit të Europës, Dick Marty nxori raportin e shumëdebatuar për shtëpinë e verdhë në zonën e Burrelit, në Shqipëri, nën akuzën se UÇK kishte bërë trafik të organeve njerëzore.

Akuzat që më shumë i ngjasonin skenarëve të filmave amerikane miliona dollarësh nuk u provuan asnjëherë në shumë misione hetimi në territorin shqiptar.

Euronews Albania rikthen në memorie një ligj të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në 10 maj të vitit 2012. Ish-kryeministri Berisha në atë kohë me procedurë të përshpejtuar kërkoi miratimin e ligjit i cili autorizonte EULEX-in të kryente veprime hetimore në territorin shqiptar.

Euronews Albania ka mësuar gjithashtu se që nga maji i vitit 2012 janë kryer disa misione hetimore nga prokurorët e huaj në territorin e Shqipërisë dhe të asistuar nga prokurorët shqiptare dhe në fund dolën në konkluzionin se ‘shtëpia e verdhë’ nuk kishte ekzistuar asnjëherë.

Kjo vërtetohet edhe nga një raport i miratuar në vitin 2015 i qeverisë shqiptare mbi zbatimin e konventës ndërkombëtare të OKB-së, “Për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë” ku shprehet qartësisht se “Prokurorët e EULEX-it lejohen të hetojnë në territorin shqiptar, akuzat për trafikimin e organeve në territorin shqiptar, duke pasur edhe mbështetjen e autoriteteve kompetente. Sipas edhe hetimeve të kryera nga autoritetet shqiptare akuzat e ngritura në raportin e Dick Marty-t, nuk janë të bazuara dhe nuk janë konfirmuar”.

Pavarësisht rezultatit të hetimeve mbi raportin e Martit të cilat ranë poshtë, aktakuza e publikuar një ditë më parë hedh dyshime se UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit edhe në qytetet veriore të Shqipërisë, ku të dhënat i kanë marrë pas autorizimit që i dha parlamenti me ligj të veçantë në vitin 2012, ligj i cili nuk është shfuqizuar asnjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026