Yuri Kim: Të hetohen gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu
Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbështet propozimin më të fundit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët që janë larguar nga sistemi i drejtësisë gjatë procesit të vetingut.
Në një reagim në Twitter, diplomatja amerikane ka shprehur dakordësinë për këtë nismë që nëse do të vihet në zbatim do të jetë një hap i mëtejshëm në reformën në drejtësi.
We agree. https://t.co/FvbrhBlwPN
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 6, 2020
Gjatë fjalës së mbajtur dje në Parlament, Taulant Balla deklaroi se, qeveria ka parashikuar një investim shtesë prej 53 milionë dollarë për punësimin e 668 personave në drejtësi.
Kreu i grupit të PS-së tha se inkurajonte procesin e vetingut dhe kërkoi që të ndërmerren masa ndaj çdo gjyqtari dhe prokurori që vazhdon të bëjnë pazar me drejtësinë. Gjithashtu Balla kërkoi që të hetohen gjyqtarët dhe prokurorët që janë pushuar nga vetingu.
Deri tani edhe pse shumë gjyqtar dhe prokurorë nuk e kanë kaluar procesin e vetingut pasi janë kapur në shkelje, asnjëri prej tyre nuk është dënuar penalisht.
Nevojën për të hetuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë përtej vetingut, Holanda ka kërkuar që të vendoset si kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta