Bastisjet e EULEX-it, sekuestrohen disa dokumente nga selia e Partisë Demokratike të Kosovës

6 Nëntor 2020 | 15:26

Pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veselit si dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimit, një ditë pas transferimit të tyre në Hagë.

Korrespondenti i Euronews Albania nga Prishtina, Jeton Musliu shprehet se ky aksion ka nisur rreth orëve 09:30 e mëngjesit të sotëm, ndërsa ka zgjatuar deri në orën 15:00.

Ai thekson se hetuesit e EULEX-it kanë sekuestruar disa dokumente në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e tyre. 

“Bastisjet kanë filluar që në orën 09:30 të mëngjesit të ditës së sotme dhe në 15:00 ka përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçit, ku hetuesit janë larguar nga aty, ndërkohë bastisjet në shtëpinë  e kreut të PDK-së, Kadri Veseli kanë përfunduar në orën 14:00. Kanë përfunduar po ashtu edhe  bastisja  e shtëpisë së shefit të Grupit Parlamentare të VV-së. Ajo që vlen të theksohet sot është se nga selia e PDK-së hetuesit kanë dalë me disa dokumente jashtë, të cilat i kanë konfiskuar”, tha ai.

Dhomat e Specializuara njoftuan se të hënën, me 9 nëntor në orën 11:00, do të mbahet seancë ndaj të akuzuarit Jakup Krasniqi, kurse pasditen e të njëjtës ditë në orën 15:00 do të ketë seancë ndaj ish-Presidentit Thaçi.

Lexoni gjithashtu: 

EULEX bastis shtëpinë e Thaçit, Veselit dhe Selimit, priten arrestime të tjera

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026