Administrativja rrëzon KED për kandidatin për në Gjykatën Kushtetuese

6 Nëntor 2020 | 15:44

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për ndalimin e kandidimit për në Gjykatën Kushtetuese të Eugen Papandiles.

Sipas gjykatës, KED duhet të rishqyrtojë kandidaturën e Papandiles ndërsa për kandidatin tjetër të skualifikuar Sinan Tafaj, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi lejoi vijimin e garës vetëm për kandidaten Sonila Bejtja ndërsa edhe e skualifikuara tjetër Zhaklina Peto ka ankimuar vendimin.

Vijimi i procedurave është bllokuar pikërisht nga paditë për vendimet e KED-së ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale në fundin e këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026