Fillojnë festimet në disa qytete të SHBA në pritje të rezultatit të zgjedhjeve

6 Nëntor 2020 | 23:05

Amerikanët kanë nisur festimet në disa qytete në pritje të rezultatit të zgjedhjeve, teksa demokrati Joe Biden është në prag të fitores së mandatit të tij presidencial, tri ditë pas mbylljes zyrtare të votimeve.

Ish zv-presidenti ka thelluar avantazhin ndaj presidentit Donald Trump në disa shtete fushëbeteje si Pensilvania dhe Xhorxhia.

Qindra demokratë janë mbledhur në qendër të Filadelfias e kanë nisur të celebrojnë edhe pse vazhdon numërimi i votave.

Një grup i vogël mbështetësish të Trump kanë protestuar në afërsi teksa janë dëgjuar thirrje “Po na vjedhin votat”.

Në Detroit, një grup pro Trump ka protestuar jashtë qendrës së votimit, disa prej tyre të armatosur dhe me flamurë ku shkruhej “Edhe 4 vite më shumë!”

Në Miçigan armëmbajtja është e ligjshme për personat me leje, megjithatë jo në vende si kisha, shkolla, spitale dhe disa vende publike.

Teksa shanset për rizgjedhjen po veniten, Trump ka përshkallëzuar në një sërë sulmesh të pabaza për rezultatet gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë të enjten ku aludonte se “janë vjedhur” zgjedhjet.

Gara e ngushtë elektorale pasqyron dhe ndasitë e mëdha politike të kombit e nëse Biden fiton atë e pret një mandat qeverisjeje mjaft i vështirë në një Uashington thellësisht të polarizuar.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara