I njohur me nofkën “Escobari”, vritet në një atentat mafiozi malazez
Krimineli i njohur malaez Ranko Radosheviç është vrarë rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Rushnje afër Beogradit.
54-vjeçari nga komuna e Nikishiqit u ekzekutua në një atentat mafioz nga dy njerëz të maskuar, të cilët pasi e qëlluan me armë u larguan me makinë.
Mediat serbe raportojnë se policia ka gjetur një veturë të djegur në Petlovëbërdë, e cila dyshohet se është përdorur nga vrasësit.
Radosheviç njihej me pseudonimin Ranko Eskobar, ndërsa në dokumentin policor SOCTA , ai figuronte si pjesëtar i organizatës kriminale Radomir.
Sipas mediave serbe policia vendase e ka lidhur atë me “klanin Bezanija”.
Po ashtu sipas mediave serbe Radosheviç kishte lidhje me Marko Kovaçeviqin, kryetarin e komunës së Nikshiqit.
Emri i viktimës Radosheviçit është përmendur në media që nga viti 2006, kur ai u arrestua me liderin e atëhershëm të klanit Bežanija, Goran Mijatoviç për gjobvënien e avokatit Branimir Gugla në Beograd. Pas kësaj ngjarjeje, Mijatoviç u vra.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta