Gastronomët e Kosovës protestojnë me tenxhere e lugë kundër masave anti-COVID
Të pakënaqur me masat e reja anti-COVID, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.
“Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese.
Masat e reja kanë qenë shumë të palogjikshme për Shoqatën e Gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të papranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme”, ka thënë Kllokoqi.
Kllokoqi ka shtuar, se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë sektorin e gastronomisë, të hënën do të ketë protestë masive para qeverisë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta