Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kryeministri Rama kërkon shpjegime nga Meta dhe Berisha

7 Nëntor 2020 | 14:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku ish-udhëheqësit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare, përfshirë ish-presidentin Thaçi janë dërguar në Holandë, ku dhe pritet të përballën me Gjykatën e Hagës mbi akuzat për krime lufte.

Shefi i qeverisë shqiptare me një shënim në “Twitter” ka kërkuar llogari nga ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe nga presidentit i Republikës Ilir Meta mbi arsyet, të cilat i kanë shtyrë të votojnë pro raportit të Dick Marty-t në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, kryeministri Rama përmend edhe emrin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i drejtohet me pyetjen nëse “ka për të shprehur diçka mbi këtë histori”.

‘Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, shkruan Rama. 

Ish-drejtuesi i lartë i UÇK-së, Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special dha dorëheqjen “live” para mediave nga posti i presidentit të vendit. Ai u shpreh se do të përballet me drejtësinë mbi rolin që ka luajtur gjatë luftës në Kosovë.

“Siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para Gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Krahas ish-presidentit Hashim Thaçi, në Hagë janë dërguar edhe emra të tjerë si kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Lexoni gjithashtu: 

Hetime për UÇK edhe në Shqipëri, ligji që i hapi rrugë EULEX-it të hetonte ish-udhëheqësit e luftës

Rama kërkoi shpjegime nga Meta për raportin e Dick Martyt, presidenca: Nxitës i urrejtjes ndaj Kosovës

EULEX bastis shtëpinë e Thaçit, Veselit dhe Selimit, priten arrestime të tjera

Bastisjet e EULEX-it, sekuestrohen disa dokumente nga selia e Partisë Demokratike të Kosovës

Ish-drejtuesit e UÇK-së Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen drejt Hagës për t’u përballur me drejtësinë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026