Sulmi në Moskë: Agresori ishte “një njeri i vetmuar” dhe anëtar i një klubi qitjeje
Mediat ruse kanë raportuar se personi i armatosur që qëlloi për vdekje një oficer sigurie dhe plagosi pesë të tjerë jashtë zyrave qendrore të Agjencisë Federale të Sigurisë ruse ishte anëtari i një klubi qitjeje.
Stacioni televiziv REN dhe e përditshmja “Komsomolskaya Pravda” e kanë identifikuar agresorin si 39 vjeçarin Yevgeny Manyurov, banor në qytetin Podolski, në të dalë të Moskës.
Ata thanë se Manyurov punonte si roje i një kompanie private të shërbimeve të sigurisë dhe se praktikonte qitje. Ai kishte në pronësi një arsenal të vogël armësh gjuetie dhe pushkësh dhe kishte marrë pjesë në gara qitje, duke dalë i treti në një event të organizuar në nëntor.
Banorët e një pallati në qytetin e Podolskit, aty ku Manyurov jetonte me të ëmën, e përshkruajnë atë si një person i vetmuar, i cili pothuajse nuk fliste me njeri.
Autoritetet ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e agresorit, i cili hapi zjarr të enjten, jashtë selisë së Zyrës së Shërbimit rus të Sigurisë, e njohur si FSB-ja, agjencia pasuese kryesore e KGB-së. Ai vrau një oficer dhe plagosi pesë të tjerë, përfshirë dhe një qytetar, përpara se policia ta qëllonte për vdekje.
Zyrtarët rus nuk kanë dhënë shpjegime për motivet e mundshme të agresorit, por sulmi ndodhi shumë pak pasi Presidenti Vladimir Putin përmbylli konferencës e tij të përvitshme të lajmeve.
Lexo këtu: Presidenti rus Vladimir Putin përgjigjet në konferencën e përvitshme të lajmeve
Në kohën kur ndodhi sulmi, Putin, një veteran i KGB-së, foli në një koncert në Kremlin në nder të oficerëve të FSB-së dhe personelit të sigurisë më pak se një kilometër larg vendngjarjes.
Një person ka humbur jetën, pas të shtënave pranë selisë së Shërbimit të Sigurisë në Rusi
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)