Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit ai u ofrohet konsumatorëve me disa herë më shumë.
Në kulmin e sezonit të prodhimit në sera, fermerët thonë se po përballen me një situatë të vështirë. Pavarësisht rendimentit të mirë, të ardhurat nuk po mbulojnë kostot e prodhimit, ndërsa diferenca mes çmimit në fermë dhe atij në treg vijon të mbetet e lartë.
“Aktualisht çmimi është 20 lekë të vjetra. Edhe 20 lekë, edhe t’i sillesh mirë, s’ta merr. Fajin as vetë s’e di nga është. Njerëzit vetë e blejnë atje me 150 lekë në dyqan, nuk çohet të thotë pse është kaq. Tregtari ma merr me 20 lekë mua dhe e shet 50 lekë. Te tjetri shkon në 5 duar derisa të vejë te konsumatori”, thotë Marsel Cani, fermer.
Sipas Canit, ata mbeten hallka më e dobët e zinxhirit të tregtimit, edhe pse janë ata që përballojnë të gjitha kostot dhe punën në terren.
“A jeni ju fermerët ata të cilët marrin gjithmonë më pak? Po, më shumë merr ai që rri në hije me kondicioner. Edhe ai ka lodhje, se çdo punë ka lodhje, por merr më shumë se unë që po rri gjithë ditën këtu. Kam ardhur që në 5 të mëngjesit dhe tani është ora 11, unë s’kam ikur akoma në shtëpi”, shprehet Cani.
Kostot e larta të prodhimit dhe çmimi i ulët i shitjes po i çojnë shumë fermerë drejt vështirësive financiare. Situata rëndohet edhe nga mungesa e fuqisë punëtore, një problem që fermerët thonë se po ndihet çdo vit e më shumë.
I zhgënjyer nga gjendja, fermeri thotë se tashmë e konsideron veten të falimentuar dhe po mendon largimin nga vendi.
“Unë po rri vetëm për inat, se dua të nxjerr lekët e mia. Përndryshe s’do të rrija fare. Por kam borxhe. Unë kam falimentuar, jo jam drejt falimentimit. Jam bërë shumë pishman. Do t’i marr kalamajtë dhe do të iki. Të paktën jam më i qetë andej”, thotë fermeri.
Ndërsa serat e Muriqanit dhe e gjithë zona bujqësore në Elbasan vijojnë të prodhojnë, fermerët kërkojnë politika mbështetëse dhe një treg më të drejtë, që puna e tyre të mos përfundojë me humbje dhe braktisje të bujqësisë.
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë