Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

16 Korrik 2026 | 15:15

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin e të nxehtit tek qytetarët.

Përmes mjeteve zjarrfikëse, efektivët kanë realizuar freskimin e disa akseve rrugore dhe hapësirave publike, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm për banorët gjatë këtyre ditëve me temperatura ekstreme.

Elbasani dhe Belshi renditen ndër zonat me temperaturat më të larta në vend. Përballë kësaj situate, specialistët u bëjnë apel qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, të shmangin daljet në orët e pikut dhe të tregojnë kujdes për shëndetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026