Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe, Snezana Paunoviç, kundër Kosovës.
“Dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviç, përfshirë referencat e saj ndaj spastrimit etnik të Kosovës. Ato janë krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Sipas Foreign Office, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e vjetra dhe të nxisin tensione.
“Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë në mënyrë të qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, thuhet më tej në komunikatë.
Në njoftim bëhet gjithashtu e ditur se Britania e Madhe vë në dukje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë këto komente.
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027