Liderët botërorë përgëzojnë Biden për fitoren
Menjëherë pas fitores së Presidencës amerikane nga Demokrati Joe Biden, liderët botërorë kanë reaguar duke e përgëzuar për fitoren.
“Urime Joe Biden për zgjedhjen si Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris për arritjen e saj historike. SHBA është aleati ynë më i rëndësishëm dhe e mirëpres bashkëpunimin në prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimet klimatike, tregtia dhe siguria”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.
Congratulations @JoeBiden and @KamalaHarris pic.twitter.com/xrpE99W4c4
— Boris Johnson (@BorisJohnson) November 7, 2020
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Twitter se “Amerikanët kanë përzgjedhur presidentin e tyre”, teksa ka uruar Biden për fitoren.
“Kemi shumë për të bërë për të tejkaluar sfidat e ditëve të sotme. Le të nisim të bashkëpunojmë!”
The Americans have chosen their President. Congratulations @JoeBiden and @KamalaHarris! We have a lot to do to overcome today’s challenges. Let’s work together!
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 7, 2020
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka uruar Biden për fitoren presidencës.
“Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë miq dhe aleatë, popujt tanë kanë një lidhje të thellë”, tha përmes një deklarate von der Leyen.
“Së bashku, kemi ndërtuar një partneritet transatlantik të paprecedent, të rrënjosur në historinë e përbashkët dhe vlerat demokratike, lirinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale dhe ekonominë e tregjeve të hapura”.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka thënë se BE është gati që të angazhohet “në një partneritet të fortë transatlantik”.
That was in 2015… Next time we’ll meet with an elbow shake? @JoeBiden
Looking forward to cooperate with you and @KamalaHarris
?? ?? #StrongerTogether https://t.co/RI6grVaM2N
— Charles Michel (@CharlesMichel) November 7, 2020
“COVID-19, multilateralizmi, ndryshimet klimatike dhe tregtia ndërkombëtare janë disa nga sfidat që Europa dëshiron që t’i adresojmë së bashku”.
Gjithashtu, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, thotë se qeveria e tij e mirëpret punën me “qeverinë e ardhshme të SHBA”.
“Gjë e mirë që më në fund ka shifra të qarta. Mirëpresim punën me qeverinë e ardhshme të SHBA. Duam të investojmë në bashkëpunimin e një fillimit të ri transatlantik, një pakt i ri” tha ministri Mass në Twitter.
Kryeministri italian Giuseppe Conte tha në Twitter se “Jemi të gatshëm të punojmë me Presidentin në pritje Joe Biden për ta bërë marrëdhënien transatlantike më të fortë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Italia si një aleate e fortë dhe partnere strategjike”.
Ndërsa kryeministri grek Kyriákos Mitsotákis e ka cilësuar Biden si një “mik i vërtetë i Greqisë” duke shtuar se është i sigurt që marrëdhënia midis dy shteteve “do të përforcohet edhe më shumë nën mandatin e tij”.
Lajmi në përditësim …
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.