“Materiale postare edhe për të vdekurit”, gazetari tregon problemet që janë identifikuar në zgjedhjet e SHBA
Thellimi i rezultatit me votat elektorale në favor të demokratit Joe Biden ka bërë, që mbështetësit e tij të mbushin rrugët duke festuar fitoren e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Kryeredaktori i gazetës “Dielli” në SHBA, Dalip Greca në një intervistë për Euronews Albania tha se pavarësisht fituesit, lajmi i mirë është se Amerika shmangu përfundimisht rrugën e tensioneve dhe polarizimeve mes qytetarëve.
Ai shprehet se personalisht mbështeste kandidatin republikan për qasjen që ai tregoi ndaj Ballkanit dhe Kosovës.
“Amerika nuk shkoi në drejtimin e gabuar në kuptimin e tensionimit dhe polarizimi, ndërsa unë personalisht nuk ndihem rehat, sepse kisha përkrahur presidentin Trump. Kisha besuar tek kauza e tij për Ballkanin, por veçanërisht për Kosovën. Demokratët kanë hyrë në rezonancë me populli më të madh amerikan, sepse populli i ka besuar mesazheve të Biden, se sa mesazheve pak të tensionuara të presidenti Trump. Demokratët u favorizuan nga mbylla dhe situata që shkaktoi coronavirus, dhe mesazhet e Trump qenë kontradiktore”, tha ai.
Gazetari tha se edhe në Amerikë ka pasur probleme, ndërsa nuk hezitoi të tregojë disa prej tyre.
“Sistemi amerikan triumfoi këtë herë, dhe nuk mohoi krejtësisht se ka pasur manipulime, dhe sistemi nuk të lë të triumfosh përmes kësaj rruge. Miqtë e mi më kanë treguar për shembull që personat që kanë vdekur, u kanë ardhur materialet postare në shtëpi. Defekti i dytë është se shkon në qendrën e votimit dhe nuk të kërkojnë mjet identifikimi, dhe këtu lindin hapësira manipulimi. Presidenti Trump do ta vazhdojë betejën e vet. Nuk mendoj se kjo gjë do të ndryshojë rrugën, dhe presidenti Biden është tashmë presidenti i 46-të i SHBA. I duhet shumë punë për të bashkuar amerikanët, por besoj se do t’ia arrijë”, shtoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta