“Mik i popullit të Kosovës”, Albin Kurti uron Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor 2020 | 18:49

Kreu i Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar fitoren kandidatit demokrat Joe Biden. Lideri i Vetëvendosje edhe gjatë fushatës elektorale ka bërë thirrje publike ndaj shqiptarëve për të mbështetur kandidatin Biden për zgjedhjet që u mbajtën më 3 nëntor.

 Ai thotë se Amerika ka nevojë për mbështetjen dhe kontributin e Joe Biden. Mes tjerash, Kurti shprehet se Joe Biden është një mik i vjetër dhe alet i vyer i popullit të Kosovës.

“Urime për fitoren historike të Joe Biden, një mik dhe aleat i vjetër i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme për Amerikën ashtu si edhe për botën për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, shkroi Kurti në “Twitter”. 

Teksa Joe Biden vijonte fushatën nga njëri shtet në tjetrin në SHBA, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti përcolli këtë mesazh për shqiptarët që jetojnë në Amerikë:

“Për shqiptarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ju drejtohem sot për t’ju nxitur të votoni për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një votë për Biden është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkët të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë, të cilat gjithmonë kanë lidhur bashkë Shtetet e Bashkuara, Kosovën dhe diasporën shqiptare si aleatë të përkushtuar. Që nga vitet e ’90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan” theksoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Albin Kurti thirrje shqiptarëve: Votoni për Joe Biden

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026