Gazetarja e Zërit të Amerikës Zaimi: Trump duhet të paraqesë prova të forta që t’i merret parasysh akuza për manipulim zgjedhor

7 Nëntor 2020 | 18:58

Menada Zaimi gazetare e Zërit të Amerikës foli drejtpërdrejt për Euronews Albania nga SHBA, ku komentoi situatën atje pas avantazhit të dukshëm të votave kolegjiale të kandidatit demokrat Joe Biden, që i japin atij fitoren në zgjedhjet presidenciale.

“Ky rezultat është parashikim mediatik, pasi rezultati përfundimtar do të duhet të shpallet më vonë pasi të kenë përfunduar të gjitha shtetet numërimin, por dukshëm z. Biden është fituesi i këtyre zgjedhjeve, ai do të jetë me gjasë presidenti i 46 i SHBA,” deklaroi znj. Zaimi.

Gazetarja shpjegoi se presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar fitoren e kundërshtarit, pasi pretendon për një fitore të republikanëve dhe ka paralajmëruar një betejë ligjore.

“Ajo që e theksojnë të gjithë ekspertët është se pretendimet duhet të jenë të motivuara dhe të mbështetura në fakte të forta,” tha gazetarja e VOA.

“Zyrtarizimi i një fituesi bëhet në dhjetor nga Kolegji Elektoral, janë 538 anëtarët e Kolegjit Elektoral që votojnë zyrtarisht për presidentin e ri të vendit dhe më pas më 6 janar çështja shkon në Kongres për vulën përfundimtare,” tha Menada Zaimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026