Kryeministri i Kosovës uron Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar demokratin Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Me një shënim në “Facebook”, shefi i ekzekutivit thotë se Kosova pret që marrëdhëniet mes dy popujve të thellohen edhe më tej.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pres që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku për njerëzit tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”, ka deklaruar Hoti.
Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe…
Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 7 Nëntor 2020
Gjithashtu ka qenë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka përgëzuar për fitoren kandidatin demokrat, Joe Biden.
Ndryshe nga liderët e tjerë që nuk zgjodhën të shprehnin një mbështetje publike gjatë fushatës për njërin apo tjetrin kandidat, Albin Kurti qartësisht u radhit në krahun e Biden, madje kërkoi prej shqiptarëve që vota e tyre të shkojë për të.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta