Java e dytë e Superiores, spikat takimi Kukësi-Partizani

7 Nëntor 2020 | 19:50

Kukësi – Partizani është ndeshja kryesore e javës së dytë në Kategorinë Superiore. Pas humbjeve në ndeshjet e pak ditëve më parë, si verilindorët ashtu dhe kryeqytetasit kërkojnë me çdo kusht pikët e para në kampionat. Në mungesë të stadiumit, nënkampionët kanë zgjedhur “Loro Boricin” për të luajtur këtë përballje. Skuadrat ende nuk duken të konsoliduara, por një takim i tillë merr akoma më shumë vlerë duke marrë në konsideratë që të dyja ekipet ekipet pretendojnë vendet e para në klasifikim.

Kampionët e Tiranës duna suksesin e dytë radhazi, pas fitores së një jave më parë me Kukësin. Bardheblutë do të luajnë sërish larg shtëpisë, këtë herë në Pogradec, pasi ende bari i fushës së “Selman Stërmasit” nuk është gati. Përballë bardhebluve do të jetë Teuta, e cila po ashtu këtë sezon ka synime të mëdha.

“Është një ndeshje tjetër si me Kukësin. Teuta është pretendente për titull dhe do jetë një takim i fortë dhe duhet vlerësuar maksimalisht, me atë mendje do jemi në fushë, për të marrë 100%”, tha trajneri  Egbo.

Në Korçë vizitore do të jetë Vllaznia. Kuqeblutë duan të shfrytëzojnë moralin e mirë pas fitores me Apoloninë, por nuk do ta kenë të lehtë ndaj Skënderbeut të Julalian Ahmataj, që pretendon të marrë maksimumin në ndeshjen e parë në shtëpi.

Në ndeshjet e tjera të javës së dytë, Laçi pret Kastriotin, ndërsa Apolonia do të matë forcat me Bylisin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026