Ku ndodhej Trump në momentin që u shpall fituesi i garës presidenciale?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ishte në fushën e tij të golfit në Sterling të Virxhinias në momentin që kundërshtari i tij Joe Biden u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale.
Elektorati amerikan ka votuar në masë kundër udhëheqjes së presidentit aktual dhe kanë përkrahur premtimet e Biden për luftën kundër pandemisë dhe përmirësimit të ekonomisë në një komb thellësisht të përçarë.
Fitorja në shtetin e Pensilvanisë i dha kandidatit Demokrat më shumë vota nga ç ‘nevojiteshin, gjë që i ka shtyrë mediat vendase ta shpallnin atë fitues katër ditë pas zgjedhjeve.
Teksa Trump po rikthehej në shtëpi, ai është përshëndetur nga një turmë mbështetësish të tij.
Trump vazhdon të këmbëngulë se gara nuk ka mbaruar ende dhe ka ngritur një sërë padish për të sfiduar rezultatin, por autoritetet elektorale janë shprehur se nuk ka prova bindëse për manipulimin e zgjedhjeve.
Lexoni gjithashtu
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në