Naftëtarët gati të ndërpresin grevën, të hënën pritet takim me Ramën

8 Nëntor 2020 | 10:18

Euronews Albania ka mësuar se naftëtarët e Ballshit kanë rënë dakord ta ndërpresin ditën e nesërme grevën për të diskutuar me Kryeministrin Edi Rama mundësinë e zgjidhjes së kërkesave të tyre.

Takimi i pritshëm thuhet se do të bëhet rreth orës 18:00 në Fier, ndërsa nga gratë naftëtare që janë në grevë prej 15 tetorit është thënë se do të përzgjidhet një përfaqësi.

Lajmi i dakordësisë për daljen nga greva në rast të një kompromisi u përshëndet mesditën e së dielës nga vetë kryeministri Rama pak pasi vetë naftëtaret kishin folur për mediat.

Rama e cilësoi lajm shumë të mirë “mbylljen e grevës”, teksa ka këmbëngulur se prej disa javësh qeveria ishte e hapur për të diskutuar zgjidhjen.

“Më vjen keq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju,” – shkroi Rama në Twitter.

Naftëtarë të tjerë, duke kërkuar nga qeveria që të mos i zhgënjejë sërish, janë shprehur se nëse nuk do të gjejnë kompromis për zgjidhje do t’i rikthehen sërish grevës.

Dy muajt e fundit naftëtarët e Ballshit ishin futur në grevë urie për të kërkuar shlyerjen e dhjetëra pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë së Ballshit.

Rafineria qëndron e mbyllur prej rreth një viti, ndërsa greva e urisë prej 15 tetorit qe vijuar nga gratë naftëtare.

Kryeministri Rama javët e shkuar pati apeluar disa herë gratë që ta linin grevën dhe të nisnin dialogun me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje. Disa herë ai është shprehur se “zgjidhje me ultimatume nuk ka”, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se qeveria ka lidhje me situatën e krijuar.

Socialistët kanë fajësuar shpesh privatizimin abuziv të rafinerisë, ndërsa nga ana tjetër opozita është kundërpërgjigjur duke theksuar se keqmenaxhimi, lobimi dhe përkrahja e qeverisë ndaj kompanive abuzive i ka lënë në mëshirë të fatit naftëtarët.

 

Lexoni gjithashtu:

Dita e 24 e grevës së urisë, njëra nga naftëtaret tenton të vetëvritet

62 organizata të shoqërisë civile në mbështetje të naftëtarëve, nxisin qeverinë të plotësojë kërkesat

Grabitja e ARMO-s nga kompanitë guackë ndodh me bekimin e qeverisë

Tomorri: ARMO, skema si transferohen paratë përmes kompanive nënkontraktore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026