Udhëheqësit shqiptarë urojnë Joe Biden për fitoren
Pas fitores së Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëheqësit shqiptar, përmes postimeve në Twitter kanë uruar fitoren e tij.
Kryeministri Edi Rama shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me administratën Trump teksa uroi kryetarin e ri të Shtëpisë së Bardhë.
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara,” – thuhej në postimin e Ramës.
Ndërkaq edhe kryedemokrati Basha ka shprehur urimet e tij për Biden.
“Urimet e mia më të përzemërta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si President i SHBA-së. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë. Partia Demokratike synon të vazhdojë punën me partnerët amerikanë për të forcuar vlerat dhe angazhimin tonë të përbashkët,” – u shpreh Lulzim Basha.
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shkruar gjithashtu në faqen e tij në Twitter urimin për homologun e tij dhe zv presidenten Harris.
“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet e 2020-tës në SHBA. Synojmë të punojmë me presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet dhe partneritetin tonë strategjik,” – shkroi Meta.
Lexoni gjithashtu:
“Mik i popullit të Kosovës”, Albin Kurti uron Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta