Ndërpritet greva e urisë në Ballsh, Rama nesër në Fier për negociata

8 Nëntor 2020 | 15:03

Gjendet rruga e dialogut mes qeverisë dhe naftëtarëve në Ballsh. Gratë naftëtare do të pezullojnë grevën e urisë dhe  lajmërojnë se zgjidhja është e vetmja rrugë për të mos protestuar sërish. Kryeministri Edi Rama pritet të ulet me ta, të hënën.

Dita e 26 e grevës së urisë së naftëtarëve shënon hapin e parë të dialogut me qeverinë për pagat e prapambetura. Gratë naftëtare kanë rënë dakord të ndërpresin protestën, për të diskutuar me Kryeministrin Edi Rama. Lola Nuhaj, punonjëse e rafinerisë konfirmoi në Euronews Albania dialogun.

“Kemi marrë një reagim nga kryeministri. Neve nesër do dalim nga greva dhe do ta presim kryeministrin jashtë. Inshallah arrijmë një zgjidhje për kërkesat tona”, thotw Lola Nuhaj, greviste.

Takimi pritet të bëhet rreth orës 18:00 në Fier, ndërsa nga naftëtarët do të zgjedhin një përfaqësi. Lajmi u përshëndet edhe kryeministri Rama, i cili më herët ka përsëritur thirrjen për dialog.

 “Më vjen keq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju,” shkruan Rama në Twitter.

Naftëtarë, duke kërkuar nga qeveria që të mos i zhgënjejë sërish, janë shprehur se nëse nuk do të gjejnë kompromis për zgjidhje do t’i rikthehen sërish grevës.

Dy muajt e fundit naftëtarët e Ballshit ishin futur në grevë urie për të kërkuar shlyerjen e 26 pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë së Ballshit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026