Zamira Kita kujton xhirimet me Koço Devolen: Ishte shumë kërkues, artist i lindur
Aktorja Zamira Kita e cilëson humbjen e Koço Devoles humbje të madhe për artistët dhe artdashësit dhe e cilëson atë si aktor brilant. Znj. Kita kujton bashkëpunimet e të ndjerin Devole, duke thënë se, ai ishte shumë kërkues në realizimet artistike.
“Humbja e Koço Devoles është humbje e madhe jo vetëm për artistët por edhe për artdashësit që e kanë duartrokitu. Ka pasur një humbur brilant, të kulturuar që radhë e kanë pasur aktorë dhe autor të humorit. Ka qenë një mik shumë i mirë ka përcjell gëzim dhe humor tek të gjithë ne”, shprehet aktorja e njohur.
“Kemi realizuar së bashku një film, “Tre burra pa shërbyesen”. Kujtoj me Koçon shumë materiale të realizuar për koncertet e fund vitit në televizionin publik shqiptar. Ishte për mua një artist i jashtëzakonshëm. Kur mendoj humbjen e Koços, medoj humbjen e artistivë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë. Do të jetë një akademi e humorit për brezat e ardhshëm.
Natyrë hokatare edhe jashtë skene. Momentet e xhirimit të filmit i kam shumë të freskëta. Barkun për të treguar shtatzëninë, kujdesej Koço. Ishte shumë kërkues në realizim. Atij nuk mund ti veçosh rolet. Të gjitha realizimet e tij, që nga rolet e para që kemi parë e deri te rolet e fundit ishte brilant. Koço ishte një artist i lindur”, përfundoi znj. Kita.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta