Bien Kukësi dhe Tirana, Partizani befason verilindorët

8 Nëntor 2020 | 17:29

Kukësi pësoi një humbje surprizë në javën e 2 të kampionatit. Verilindorët u mundën me rezultatin 2-0 nga partizani që para ndeshjesh nuk ishte favorit për të fituar. Për ta kjo ishte humbja e dytë radhazi pas disfatës përballë Tiranës në javën e parë.

Për trajnerin e Kukësit Skënder Gega kjo ishte një ndeshje speciale pasi luanë përballë skuadrës që dy sezone më parë arriti ta shpallte kampion pas një pritje të gjatë.

Ndërkohë që kampionët në fuqi të Tiranës u mposhtën 1-0 nga Teuta. Një gol i Lorenzo Vilës në mesin e pjesës së parë vulosi fatin e kësaj ndeshje. Pavarësisht përpjekjeve bardheblutë nuk mundën të bënin shumë në këtë takim

Në ndeshjet e tjera Bylis dhe Apolonia u ndanë në barazim 2-2 ndërkohë që Laçi u ndal po në barazim përballë Kastriotit. Kjo ndeshje u mbyll 1-1.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026