Inter ngec me Atalantën, Roma fiton me Genoan
Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë përballë Atalantës. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh me Lautaro Martinezin por nuk mundën të ruanin deri në fund epersinë. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shpërdoroi disa mundësi për të mbyllur ndeshjen. Nga kjo përfituan bergamaskët që rikthyen baraspeshën.
Ndërkohë që Roma nuk pati të vështirë përballë Genoas. Verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 3-1. Një ndeshje fantastike për Mikitarian që realizoi tre golat për kryeqytetasit Italianë.
Nga ana tjetër super ndeshja e kësaj javë në serinë a mes Lazios dhe Juventusit u mbyll në barazim 1-1.
Një përballje që për pjesën më të madhe të kohës u dominua nga zonja e vjetër që kaloi në avantazh që në pjesën e parë me Cristiano Ronaldon por Caisedo barazoi në minutat e fundit të shtesës.
Një barazim që kënaqi shumë më shumë Lazion që pavarësisht mungesave arriti të merrte një rezultat pozitiv përballë kampionëve të Juventus. Për momentin zonja e vjetër ndodhet në vendin e 3 të renditjes në serinë a me 13 pikë në 7 javët e para.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta