Fitorja e Joe Biden, analisti Ismet Ramadani: Do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për t’u bërë pjesë e BE
Analisti politik, Ismet Ramadani u shpreh për “Goodmorning Albania” se beson se administrata e Joe Biden do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Administrata amerikane ka qenë dhe është prezent në rajon edhe në Maqedoninë e Veriut. Dallimi është se Joe Biden është një njohës i mirë i rajonit dhe ai disa herë ka udhëtuar nëpër këto kryeqendra të shteteve të Ballkanit. Ai është një njohës i mirë i zhvillimeve politike dhe njohës i mirë i konflikteve, si ajo e Kosovës me Serbinë dhe këtu në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.
Ai ka përcjellë situatën dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kur është kështu mund të presim që njohja e zhvillimeve mund të jetë shumë produktive për të ndihmuar edhe Maqedoninë Veriut. Ne dimë që Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe kjo e bën edhe aleate më të fortë me SHBA.
Duhet të jemi mirënjohës edhe për administratën Trump. Duhet të themi që Trump ishte i parashikueshëm, sidomos në raportet me Bashikim Europian. Tani pritet një bashkëpunim midis administratës Biden dhe BE-së. Maqedonia e Veriut është në ecje për të vijuar negociatat me BE-në. Kemi një problem me Bullgarinë, për një fakt se ka çështje problamatike, identiteti i gjuhës, historisë.
Presim që administrate Biden nëpërmjet ndikimit të NATO-s mund të sjellë ndonjë rezultat pak më të mirë. Mund të sjellë dhe anëtarësim e Maqedoninë Veriut në BE”, u shpreh ai.
Ramadani theksoi më tej se pritet që Joe Biden të përkrahë Kosovën, sa i përket çështjeve të pazgjidhura me Serbinë.
“Shumë reale, pritet që Biden të përkrahë Kosovën, pa marrë parasysh që një marrëveshje u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Trump. Interesimi për Kosovën do të vazhdojë.”, tha ai.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta